Vazhdon debati për shkarkimin e ministrave të AAA

Gazetare: Fatlume Dervishi

Mbi 30 deputetë janë në radhë të marrin fjalën edhe për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, pas përfundimit të debatit 4 ditor për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali. Në radhë pas tij, është edhe ministri pa resor, i angazhuar për diasporën, Xhemail Çupi. Kuvendi tashmë prej ditësh debaton për shkarkimin e ministrave të Alternativës, me qëllim të emërimit të ministrave të rinj nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

VMRO-DPMNE-ja kishte paralajmëruar se nuk do të lejojë që rikonstruimi të kalojë lehtë, pa kritikat e tyre.

“Të gjithë flasin për atë se për sa ministra kanë rënë dakord, të gjithë flasin për atë se për sa zv/ministra kanë rënë dakord, për sa funksionarë dhe drejtorë kanë rënë dakord, megjithatë askush nuk flet se për sa të punësuar kanë rënë dakord. Pse nuk e thoni këtë informacion, të paktën të jemi të pastër me këtë matematikë dhe të dimë nëse do të ketë ndonjë reformë në administratë, gjë për të cilën angazhohet Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë?”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

“Ju dhemb që Aleanca nuk gjeti tokë pjellore, gjegjësisht nuk u besoi dhe nuk e bindët se ky shtet me VMRO-DPMNE-në do të jetë më i mirë nëse ju vini në pushtet. Ju dhemb se me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri qytetarët do të kuptojnë se me qeverisjen tuaj ky shtet do të jetë në robëri. Gojën e keni plot me njerëzit që shpërngulen. Duhet të turpëroheni. E dini pse humbët në Mavrovë dhe Rostushë. Sepse ju votonin të gjithë ata qytetarë të cilët i larguat gjatë qeverisjes tuaj, ju jepnit nga 9 mijë denarë rrogë dhe i detyronit të ju votojnë çdo dy vjet në zgjedhje. Prandaj janë larguar sepse nuk kanë pasur kushte për jetesë”, tha Belkiza Zeqiri, LSDM.

Seanca zhvillohet me ritëm të ngadaltë për shkak të replikave dhe kundërreprikave të deputetëve.

Kryeministri Kovaçevski ka propozuar Krenar Llogën për ministër të ri të Drejtësisë, Fatmir Mexhitin për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliun për ministër të Shoqërisë Informatike, Tiron Jajagën për zv/ministër të Mbrojtjes, Vjollcë Berishën për zv/ministre të Bujqësisë, të gjithë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Kovaçevski po ashtu ka propozuar Kaja Shutovën për ministre të Ekologjisë, Agim Nuhiun për zv/ministër të Arsimit dhe Maja Manollevën për zv/ministre të Shëndetësisë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme