Vazhdon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Gazetar: Lluka Andrev

“Lufta fillon nga e para, sikur të mos kishte raund të parë,” theksoi kandidati presidencial Stevo Pendarovski para banorëve të Krushevës. Ai tha se në vend të një Kushtetute të re dhe duke u kthyer në histori, qytetarëve të këtij vendi u nevojiten kushte më të mira për jetë, ekonomi më të mirë, investime më të mëdha dhe vende pune për të rinjtë. Pendarovski mohoi akuzat e opozitës se ai do të bojkotonte raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Kundërshtarët tanë politikë, të cilët janë ende të bindur se do të fitojnë, le të jetojnë me atë bindje, filluan të tregojnë muhabete që i flasin që nga raundi i parë, se diferenca do të kishte qenë aq e madhe dhe ne nuk do të kishim pasur shanse të fitonim dhe për këtë arsye do të bojkotojmë. A është logjike për mua të vij në Krushevë nëse dua të bojkotoj? Unë po mendoj së bashku me të gjithë do të fitojmë”, tha Stevo Pendarovski – kandidat për president.

Paraprakisht gjatë ditës, në Krushevë ishte edhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova. Ajo porositi që të shfrytëzohet vota, sepse siç tha merr vendime të rëndësishme. Davkova theksoi se si presidente do të jetë afër qytetarëve përmes zyrave popullore dhe në varësi të vërejtjeve, do të përcaktonte prioritetet. Deri në fund të fushatës, ajo tha se nuk do të analizojë kundërshtarin, por atë që ai nuk e ka bërë dhe atë që ajo do ta bëjë.

“Po flas për atë që duhet ta bëjmë. Shpresoj të vazhdojë kështu. Unë kam një erë në shpinë, thashë se më 24 do të ketë një tërmet politik, mendoj se e kam qëlluar, e më 8 maj pres vullkan, por politik, jo të vërtetë, sepse ky vend meriton të jetë një vend i mirë për të jetuar”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

Pendarovskit dhe Siljanovskës u kanë mbetur edhe nëntë ditë nga fushata zgjedhore për raundin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme