Vazhdon greva në Qendrën e Testimeve

Ndërsa greva po vazhdon në Qendrën Shtetërore të Provimeve për rritje të pagave për 25 %, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri këtë e vlerëson si praktikë jo shumë të mirë. Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzoj një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar. Shaqiri tha se Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve tashmë u është ofruar një zgjidhje nga Ministria e Financave por e njëjta nuk është pranuar. Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve një ditë më parë sërish ka aktivizuar grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 %. Rritja që ata kërkojnë duhet të vlejë për të gjithë punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve që organizojnë testimet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo grevë nuk do të jetë pa pasoja. Aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë: provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë profesional ku janë 700 kandidatë të regjistruar.

“Të mos përdorim mekanizmin e mos dhënies së mundësive për të marrë vendime një numër i caktuar i mësimdhënësve. Kjo, më tutje do të marrë edhe karakter politik të diskutimit sepse ato mësimdhënës vijnë nga komunat, afrohen zgjedhjet parlamentare e kështu me radhë. Diskutimin ta vazhdojnë nëpër institucione, të gjejnë formë tjetër të krijimit të asaj pakënaqësie, të gjejnë mënyrë duke mos punuar në fillim ditë ose gjatë ditës por që të vendosin mekanizmin menjëherë të bllokimit edhe unë si ministër i Arsimit”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsinit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme