Nuk po mund ta kapin assesi. Policia amerikane është ngritur në këmbë për ta kapur vrasësin e pamëshire i cili po i transmeton “live” vrasjet që po i kryen.
Pas raportimeve te shumta të mediave, qytetarët e Klivlendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mund të bien në dorën e tij.
I dyshuari akuzohet të ketë vrarë një mashkull tjetër në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, në pasditen e së dielës.
Vrasja ka ndodhur në lagjen Glenvill të qytetit, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Jennifer Ciaccia.
Sulmuesi i akuzuar, Steve Stephens, ka transmetuar krimin drejtpërdrejt në Facebook, përcjellExpress.
Videoja e vrasjes ka mbetur në rrjetin social për gati tri orë, para se të hiqej nga Facebook. Faqja e tij po ashtu është mbyllur.
Stephens ka transmetuar edhe një video tjetër, ku ai shihet duke pohuar se ka vrarë edhe njerëz të tjerë.
Vrasjet e tjera të supozuara nuk janë verifikuar ende, ka njoftuar Policia.