Vdekja e foshnjës, Oda e Mjekëve pret përgjigje nga ministria

Gazetare: Linda Ebibi

Një ditë pas vendimit për suspendimin e dy mjekëve specialistë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, për shkak të lëshimeve profesionale në lidhje me vdekjen e foshnjës 14 muajshe, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka dorëzuar kërkesë në Odën e Mjekëve për marrjen e licencës e të dy mjekëve. Nga ky dikaster nuk u përgjigjën se kur do të dorëzojnë kërkesë tek Oda e Mjekëve për licencat. Nga Oda e Mjekëve thonë se nuk kanë pranuar as kërkesë për licencat e as dokumentacionin e plotë të rastit.

Dy mjekë specialistë të Klinikës së Fëmijëve u suspenduan përkohësisht nga puna për për shkak të vdekjes së foshnjës 14 mujore, Ryja Sulisi. Nga kjo Klinikë njoftuan se ushtruesi i detyrës drejtor ka lëshuar fletëparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disiplinore për shkelje disiplinore të bëra nga punëtorët shëndetësorë, dy specialistë që kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël më 3 tetor të këtij viti. Në raportin e kujdestarive të siguruar nga Alsat, figuron se më 3 tetor kujdestare kanë qenë mjeket M.J dhe M.G

“Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specialistë nga Institucioni shëndetësor, për të cilët po zbatohet procedurë disiplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura disiplinore”, thonë nga ISHP Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve, Shkup.

Raporti i Komisionit për mbikqyrje profesionale konstatoi se në rastin e vdekjes së foshnjës ka tre lloje të lëshimeve edhe atë teknike, sistemore dhe profesionale. Në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, lëshimi profesional ka ndodhur më datë 3 tetor, kur fëmijë ka pasur indikacione për tu shtruar në klinikë, por dy mjekët specialistë e kanë lëshuar foshnjën për shërim shtëpiak. Më datë 4 tetor, fëmija me iniciativë të prindërve, është dërguar në klinikën për Sëmundje të Mushkërive në Kozle. Atje sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, është konstatuar mungesë të mjeteve respiratore si në klinikë ashtu edhe në mjetin transportues./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme