Vdekja e Robert Elsie humbje e madhe për albanologjinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se me pikëllim të madh ka marrë lajmin për vdekjen e papritur të albanologut kanadez me origjinë gjermane, ndër më të shquarit e kohës sonë, Robert Elsie, njofton Klan Kosova.

“Elsie ishte albanologu më prodhimtar, autor i dhjeta librave nga fusha e albanologjisë si dhe kritik e përkthyes në anglisht i letrave shqipe.
Po ashtu, ai do të mbahet mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, ‘Lahuta e Malësisë’”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës”.

“Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe miqtë, por njëherësh edhe për albanologjinë dhe historiografinë, për shqiptarët përgjithësisht dhe Kosovën në veçanti”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme