Vdekja e turistes ruse, 15-vjeçarja me dëmtime në kokë

Ksenia Roik, 15 vjeç nga Rusia, humbi jetën mesditën e së premtes në zonën e Ksamilit, mes tre ishujve. Vajza ndodhej atje së bashku me familjen e saj për pushime.

Rreth orës 13, trupi i saj i pajetë është parë nga pushuesit e tjerë që po udhëtonin me një barkë. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa tregojnë për Top Channel se në trupin e 15-vjeçares dukeshin qartazi dëmtime në krah, sup dhe kokë.

“Shkova atje, mora varkën dhe duke ikur për tek ishulli pash trupin e vajzës. Thash njëherë mos ishte ende gjallë, por pastaj thirra policinë, që erdhi e mori. Nuk e preka sepse nuk lëvizte fare dhe nuk mundesha”, tregon një pushues i ri.

Viktima është dërguar në morgun e qytetit të Sarandës për ekspertizë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Dyshimet janë se vajza ose është dëmtuar nga ndonjë rrëzim në shkëmbinj, ose është goditur nga ndonjë mjet lundrues.

Pikërisht kjo është edhe pista kryesore dhe për këtë arsye, policia ka bllokuar dhe po i bën inspektimin të gjitha mjeteve lundruese që kanë qenë në zonë në kohën kur mendohet se ka ndodhur incidenti.

Në zonën mes ishujve lëvizin shumë motorë uji, gomone, skafë të vegjël dhe motobarka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme