Vdekje e dyshimtë në burgun e Dubravës

Dje në burgun e Dubravës ka vdekur një person, vdekja e të cilit ende nuk është zbardhur.

Në raportin e sotëm policorë, thuhet se një mashkull/shqiptar, i cili ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia gjithashtu njofton se rasti është duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme