Policia e Kosovës në raportin e vet ditor ka njoftuar se dje një femër ka ndërruar jetë dhe se ajo po konsiderohet si vdekje e dyshimtë.
Viktima ishte e sistemuar në qendrën e komunitetit për persona me aftësi të kufizuar, transmeton Koha.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Kufoma është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
© KOHA.