Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Të dielën është raportuar se një 85 vjeçar në Skenderaj ka mbetur pa shenja jete dhe dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga zjarri.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Klan Kosova.

“Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës”.

“Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij”.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore”.

Policia e ka kategorizuar këtë rast si “vdekje e dyshimtë” dhe rasti mbetet duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme