Një mashkull serb është gjetur të enjten pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës.
Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.