Vdes 12 vjeqari i aksidentuar në Ferizaj

Policia njofton se E.H(12 vjeqar) ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident që ka ndodhur më 29 qershor në fshatin Koshare të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj ,në fshatin Koshare, ku sipas Policisë, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, A.M. ( 23 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime, fillon tejkalimin në mënyrë të pasigurt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar në të njëjtin drejtim si dhe biçiklistin E.H. 12 vjeç.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u marrë me rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme