Ndërron jetë aktorja e famshme nga sëmundja e rëndë në moshën 28-vjeçare.
Samantha Weinstein ka vdekur nga kanceri ovarian në moshën 28-vjeçare.
Ylli kanadez dhe aktorja e “Carrie” luftoi me sëmundjen për më shumë se dy vjet.
Familja e saj konfirmoi vdekjen me një deklaratë emocionuese të shpërndarë në rrjete sociale.
“Ajo ishte plot energji pozitive, kushdo që e takonte ndonjëherë do të thoshte se ajo thjesht ndriçoi çdo dhomë në të cilën hynte”, tha babai i Samantha për Global News Canada.
Mamaja e Weinstein, Jojo shtoi: “Samantha ndryshoi jetën e të gjithëve”.
“Qëndrimi i saj pozitiv në fakt ndryshoi mënyrën se si jetojnë njerëzit e tjerë”, theksoi ajo.
Sam u tha se vdiq më 14 maj në orën 11:25 në Spitalin Princesha Margaret në Toronto.
Weinstein njihet më së shumti për rolin e Heather, një nxënëse e shkollës së mesme në “Carrie” së bashku me Chloe Grace Moretz dhe Julianne Moore.
Ajo hyri në aktrim në moshën dhjetë vjeçare me rolin e Josephine në “Big Girl” të vitit 2005, një shfaqje që i dha asaj një çmim ACTRA për performancën e jashtëzakonshme nga një femër.