Vdes edhe një pushues në bregdetin shqiptar

Një i moshuar ndërroi jetë në plazhin e Qeparoit ndërsa ishte duke u larë në det, rreth orës 19:00 të së enjtes.

Policia njofton se shtetasi I.R., 79 vjeç, ka marrë ndihmën e mjekëve të spitalit të Himarës dhe më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Nga verifikimi paraprak, shtetasi banonte në Tiranë dhe ishte pushues në Qeparo.

Policia njofton se i moshuari vuante nga tensioni, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën medikamente në banesën ku pushonte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme