Ish-ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Lindore, Heinz Kessler, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.
Kessler ishte i dënuar për nxitje të vrasjes pa paramendim pasi që e kishte mbajtur në fuqi politiken “gjuaj për të vrarë”.
Shtëpia botuese “Eulenspiegel Verlag”, e cila publikoi librin e tij “Pa Murin, Do të Kishte Pasur Luftë”, njoftoi sot se Kessler vdiq në Berlin më 2 maj, transmeton Express.
Kessler, një gjeneral, ishte ministër i Mbrojtjes nga vitit 1985 deri në nëntor të vitit 1989 dhe u bë anëtar i Byrosë Politike të partisë komuniste në vitin 1986.
Në janar të vitit 1990, ai u përjashtua nga partia bashkë me të tjerët nga epoka komunistë.
Ai u arrestua në maj të vitit 1991 pasi që zyrtarët morën një informatë se ai do të ikte nga Gjermania.
Në vitin 1993, Kessler u dënua me 7 vite e gjysmë burg.