Vdes John Sulston, fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësi

Fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësi, John Sulston një nga figurat e shquara të deshifrimit të gjenomit njerëzor vdiq në moshën 75-vjeçare, njoftoi të premten Instituti që ai themeloi.

Mike Stratton, drejtori i ‘Wellcome Sanger Institute’ e përshkroi profesorin si një njeri të madh të shkencës dhe lider vizionar, raporton ATSH.

John Sulston u nderua në vitin 2002 me Çmimin Nobel në Mjekësi së bashku me kolegun e tij britanik, Sydney Brenner dhe amerikanin, Robert Horvitz për zbulimin e tyre mjaft të rëndësishëm mbi rregullimin gjenetik të zhvillimit të organeve dhe vdekjes së programuar të qelizave.

Zbulimi i tyre përbën një kontribut jetësor në studimet që hedhin dritë mbi sëmundjen e kancerit.

Por Sulston ishte ndoshta më tepër i njohur për rolin kyç të Britanisë së Madhe në një projekt ndërkombëtar që kishte si objektiv paraqitjen e gjenomit njerëzor dhe ndikimet e tij, në mënyrë që këto të dhëna të jenë në shërbim të publikut të gjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme