Një i dënuar i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës ka vdekur sot në Spitalin e Burgut në Tiranë.
Policia ka thënë së, i dënuari A.N, 64 vjeç nuk ka pasur dëmtime dhe shenja në trup, njofton syri.net.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 26.01.2018, në Spitalin e Burgut, ka ndërruar jetë i dënuari A. N., vjeç 64 banues në Tiranë, i ardhur në spital nga IEVP Lezhë më datë 05.12.2017.
Nga veprimet e kryera nuk vërehen dëmtime dhe shenja në trup. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.