Mbrëmja e kaluar ka qenë fatale për një kosovar nga fshati Kishnicë, me banim në Gjermani.
A.G ishte i ftuar në një dasëm në një nga hotelet e njohura të Prishtinës.
Kur atmosfera po rritej në dasëm, personi në fjalë u gjet në vështirësi pasi që pësoi sulm në zemër, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht transportit të shpejt në një nga spitalet private në afërsi të hotelit, A.G nuk arriti të mbijetoi sulmin duke ndërruar jetë.
Raportohet se dasma nuk ishte ndërprerë, por kishte vazhduar deri në fund.