Më 22 nëntor të vitit 2017, u raportua për një punëtor të një firme i cili u lëndua në vendin e tij të punës.
Me këtë rast nga lëndimet e rënda trupore, i lënduari ishte dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor, transmeton Koha.net.
Por sot policia përmes raportit policor, ka njoftuar se i njëjtin nuk u ka përballuar më plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.