Një person në Suharekë nga pakujdesia me armë zjarri ka qëlluar një tjetër, dhe si pasojë viktima nga plagët e marra ka përfunduar i vdekur.
Njësia policore ka konfiskuar armën AK-47, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.