Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se mori plagë nga arma e zjarrit

Një grua ka vdekur në Prishtinë në mbrëmjen e së martës, ndërsa dyshohet se ajo kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

Duke mos dhënë shumë detaje për rastin, Policia rajonale e Prishtinës ka thënë se ka marrë informatën nga QKUK-ja për vdekjen e një personi.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë policia në një përgjigje për Koha.net, duke shtuar se “aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e rastit”.

Koha.net merr vesh se rasti ka ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme