Vdes një këmbësore në aksident trafiku

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi gjatë ditës së sotme në Durrës, transmeton Gazeta Metro.


Raportohet se viktima me inicialet SH.A., nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe vdiq gjatë transportimit për në spital.

Shkaktar i këtij aksidenti ishte 24’vjeçari me inicialet H.K., i cili përplasi këmbësoren me mjetin e tipit ’Ford’, në vendin e quajtur ‘Ish-këneta’ rreth orës 12:30.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij shkakut të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme