Vdes një person në Skenderaj pasi bie në bunar

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një bunar në Skenderaj.

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Izbicë një person me aftësi të kufizuara mentale dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme