Vdiq duke ndihmuar një të aksidentuar, ky është i riu shqiptar që u bë hero në SHBA (Foto)

Një i ri shqiptar nga Devolli, vetëm 22 vjeç, është përplasur për vdekje në një nga rrugët e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa po kthehej nga shkolla ditën e enjte.

I riu shqiptar, në lëvizje e sipër në autostradë ndaloi për të ndihmuar një person tjetër, i cili ishte aksidentuar nga një motor.

Në përpjekje e sipër, Dhimitri Andoni u përplas nga një kamion i cili drejtohej nga një përdorues droge.

Sipas raportimeve, agresori ka qenë i dënuar për përfshirje në skema kriminale dhe kishte paguar lirinë për 100.000 mijë dollarë

Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit i rrëmbeu makinën të riut, ndërsa kamionçinën e la në një cep të rrugës duke ia mbathur nga vendi i aksidentit.

Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionçinës, Dana Byrd, i cili goditi për vdekje shqiptarin nga Devolli.

Dhimitri ishte një shembull për rininë shqiptare, ku krahas punës, ai ishte edhe një student i shkëlqyer në profilin e bankave, studimet e së cilës do i mbyllte në muajin qershor

<p>Gjesti i tij është komentuar masivisht në mediat Amerikane duke e konsideruar atë si një hero që sakrifikoi jetën e tij për të ndihmuar dikë tjetër. (TemA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme