Vehbi Imeri: Interesit kombëtar më shtyri të heq dorë nga ankesa pranë Gjykatës

Unë Vehbi Imeri kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR njoftoj se nuk do të ushtroj ankesë ndaj vendimit të PZAP-it pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, këtë të drejtë ligjore nuk do ta ushtroi, me çrast po i hapi rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Duke ndërmarrë një veprim të tillë po ju mbetem borxh të gjithë votuesve në nivel të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar, pasi që Qendra për Numërim dhe Rezultate ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërin në rinumërim të votave në vendvotime, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve duke manipuluar me votat e juaja ka shkelur të drejtat e juaja dhe të drejtën time që vota të shkoi tek ai që është dedikuar.
Qytetarë të Republikës së Kosovës vënja e interesit kombëtar para atij personal më shtyri ta ndërmarr këtë veprim për heqje dorë nga ankesa pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, andaj me këtë akt moral timin shpresoj se edhe të gjithë manipuluesit e votave të cilat janë të shenjta do të japin dorëheqje nga detyrat dhe të marrin përgjegjësit për veprimet manipulative, konkretisht Kordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj.
Me respekt!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme