Veliaj i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, ish-ambasadori Arvizu: Shqipëria, në rrugë të mbarë, kam më shumë besim se sa 10 vite më parë kur u largova

Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është rikthyer në vendin tonë 10 vite pas largimit. Në një ceremoni të zhvilluar në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj i ka dhuruar ish-ambasadorit “Çelësin e Qytetit”, të cilin Arvizu tha se do ta mbajë në zyrën e tij.


Ai u shpreh se me kthimin në vendin tonë vuri re diferencën nga 10 vite më parë, para se të largohej nga Shqipëria.

Arvizu theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se është më besimplotë në lidhje me këtë.

“Do ta kem çelësin e Tiranës në zyrën time, do t’i bëjë shumë përshtypje atyre, jam i bindur, E pashë Tiranën këto ditë dhe ka ndryshuar kaq shumë. Dhe hezitoj të bëj ndonjë lloj gjykimi, por më bëri përshtypje. Kur u largova 10 vite më parë kur nëse do të shikoni videot shihni diferencën, jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë. Kisha dyshimet për kohën që do të zgjaste ky transformim, por pas disa ditësh në Tiranë ndihem shumë më mirë dhe me më shumë besim. Kam besim më shumë se sa kisha 10 vite më parë kur u largova, Shqipëria do të jetë shumë mirë, në rrugë të mbarë dhe ju do të gjeni rrugën tuaj me vendimet tuaja.

Kam shpresë që miqtë e mi përtej oqeanit dhe duan më të mirën për ju, kanë besim tek ju për të marrë vendimet e duhura. Nuk duhet ta marrin ata besimin, ata do t’ju mbështesin, ju jeni vendimarrësit”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme