Në një tubim të LDK-së në Podujevë, zyrtarë të këtij subjekti kanë kërkuar zbardhjen e aktivistëve të partisë që janë vrarë pas vitit 1999.
Pas kësaj ka reaguar dega e PDK-së e cila ka akuzuar LDK-në se këto vrasje po i përdor për qëllime politike.
E Agim Veliu, kryetar i Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së u është përgjigjur reagimeve të PDK-së.
Veliu thotë se nuk e kupton reagimin e PDK-së sa herë që flitet për vrasjet e pasluftës.
Sipas tij, edhe PDK duhet që të angazhohet për zbardhjen e këtyre rasteve.
“Për vrasjet që kanë reagua nuk e di, jam prej atyre që më së paku i përmendi se edhe vet kam qenë i sulmuar. Por janë disa raste që duhet të kërkohet drejtësi. Unë gjithë e kam kërkuar, dhe nuk e di pse kur përmendet kjo temë atyre iu vie kaq zheg, pse zhegiten kaq shumë ata kur flitet për këto raste. Ata edhe vet duhet të angazhohet se pa zbardhjen e atyre rasteve Kosova nuk mund të ec përpara”, ka thënë Veliu për Gazetën Express.
Ai beson që deklaratat e tilla nuk do ta lëkundin koalicionin PDK-LDK.