Jo më larg se dje Edison Arrazi u shpreh për mediat se familjarët e Almës nuk erdhën në varrimin e mbesës së tyre, fakt që habiti të gjithë opinionin publik, por motra e 39 vjeçares, sqaron se ata nuk ishin të thirrur në ceremoninë mortore.
Një dekaratë të tillë motra e Alma Arrazi e dha për emisionin Breaking, e cila u shpreh:
Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time.
Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë
Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, tha ajo.