Vëllai i Valdet Zekajt të Grupit të Kumanovës: Ne nuk dorëzohemi!

Vëllai i të burgosurit Valdet Zekaj, Ardet Zekaj tha se ai dhe familja e tij presin të merret vesh e vërteta.

“Kur del e vërteta, gjithçka do të ndryshojë. Gjithçka ka qenë e monitoruar dhe e harruar nga dikush dhe duhet të del në pah kush është përgjegjës. Nëse nuk del e vërteta, mund të ketë pasoja tjera. Nëse ata mbesin në burgim të përjetshëm me të pavërtetën kjo do të thotë që jemi dorëzuar. Por ne nuk jemi dorëzuar dhe kërkojmë të vërtetën për ata që janë burgosur dhe për ata që janë vrarë”,  u shpreh Zekaj, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se gjendja e të burgosurve është e mirë por kushtet janë tmerruese.

“Duhet të ndryshohet vendi ku ata vuajnë burgun se një njeri nuk duhet të mbahet në ato kushte të tmerrshme”  tha Zekaj.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pasi avokatët dorëzuan në gjykatë kërkesën për rishqyrtim të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme