Një sherr i nisur mes dy vëllezërve ka përfunduar në gjak në periferi të Tiranës Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz, akuzohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka plagosur vëllanë. Më konkretisht në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, L.Llapushi, 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz. I plagosuri u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 40-vjeçari u arrestua nga policia nën akuzën e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”. Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë rreth sherrit që përfundoi me plagosje.