Vëllau i komandant Kumanovës, Murat Jashari, i dyshuar për plagosjen e Azem Vllasit

Siç shkruan portali Indeksonline, Policia e Kosovës tanimë ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Siç shkruan më tej ky portal, duke u thirrur në burimet e veta, i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.

I dyshuari Murat Jashari, thuhet më tej, ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.

Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme