“Vendi ynë një magnet që tërheq turistët nga e gjithë bota”- Kryeministri Rama: 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri për t’u ulur në tryezën e BE-së! Trupi ynë diplomatik duhet të…

Gjatë fjalimit të tij nga konferenca e ambasadorëve, kryeministri Edi Rama shpalli objektivin e tij që Shqipëria duhet të ulet në tryezën e BE në vitin 2030.


Rama gjithashtu theksoi  se trupi ynë diplomatik të gjendet në një nivel të ri.

I ndalur tek turizmi, Rama tha se “Shqipëria është një magnet që tërheq turistë nga e gjithë bota. Vjet kishim 10 milionë turistë. Kjo shifër këtë vit do të jetë konsiderueshëm më e lartë”.

“Është e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj. E dimë shumë mirë që të gjithë, 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së. E dimë që sa përmbushje detyrash, është dhe vendimmarrje politike. Por e qartë është se ne do të jemi gati. Është e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh. Ndaj, duhet që edhe trupi ynë diplomatik të gjendet në një nivel të ri”, tha kryeministri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme