Vendimet e qeverisë/ Indeksimi me 4.1% të pensioneve, ministri Gonxhja: Pagesat nisin në tetor! Po rishikojmë skemën për të pasur rritje

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve me 4.1%


Ka qenë ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja i cili u shpreh se ky indeksim do të nisë që më pagesat e muajit tetor.

Ai shtoi se nga ky vendim përfitojnë mbi 791 mijë pensionistë.

“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.”, tha ai.

Synimi i këtij indeksimi sipas ministrit është rritja e fuqisë blerëse.

Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta.”, u shpreh Gonxhja.

Po kështu, ai shtoi se po bëhet një rishikim i skemës në mënyrë që të gjenden mundësi për të pasur rritje.

Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ministri.

Blendi Gonxhja: Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.

Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024.

Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta.

Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme