Vendimi për uljen e gjobave në trafik nga LSDM-BDI, nuk ndikoi në sjelljen e shoferëve

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Me qëllim uljen e numrit të shkeljeve në komunikacion, në vitin 2021 Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, realizoi ndryshime ligjore në ligjin për siguri në trafik, duke vendosur tavan të gjobave, prej maksimum 250 euro, përpos siç patën njoftuar, për shkeljet që rrezikojnë jetë. Kështu, mos dhënia përparësi të këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, nga 300 u ul në 250 euro. Kalimi në semafor të kuq gjithashtu nga 300 euro u ul në 250 euro. Ngasja e veturës pa leje qarkullimi, nga 300 gjithashtu u ul në 250 euro. Për vozitje nën ndikim të alkoolit, gjobat tani lëvizin nga 225 deri në 375 euro, varësisht nga sasia e alkoolit e konstatuar te shkelësi. Përpos uljes së gjobave, qytetarëve iu pamundësia konvertimi i gjobave në pikë negative, të cilat shënoheshin në një karton të posaçëm, si dhe u shfuqizuan urdhër pagesat për gjoba mandatore. Me ligjin e ri, të gjitha gjobat shqiptohen me urdhër pagesa për shkelje. Megjithatë, lartësia e gjobave, nuk ndikon në sjelljen e shoferëve. Sipas zëdhënësit të Këshillit republikan për siguri në trafikun rrugor, Dejan Andonoviç, gjobat për shkeljet më të mëdha siç janë mos respektimi i shenjave, shpejtësia e lartë dhe vozitja nën ndikim të alkoolit, nuk duhet të kenë tolerancë.

“Lartësia për këto tre shkelje të rrezikshme për jetë, dmth shpejtësia e lartë, mos respektimi i shenjave të komunikacion dhe ngasja e veturës nën ndikim të alkoolit nuk ka tolerancë, masat janë represive. Ndaj shkeljeve tjera mund të veprohet në mënyrë preventive. Lartësia në të holla, a janë të larta, mund të jetë edhe më të larta.
Andonoviç apelon deri te të gjithë shoferët që të jenë sa më të kujdesshëm”, tha Dejan Andonoviç – Zëdhënës I KRSTRR.

“Ajo që apelojmë deri te të gjithë qytetarët që të rritet ndërgjegjësimi publik, të ngritët kultura në komunikacion. Mos vozisni nëse keni konsumuar alkool ose nëse planifikoni të konsumoni alkool atëherë mos u ulni prapa timonit. Vozisni më së shumti 50km/h në qytet. Kjo është shpejtësia e paraparë dhe kuptohet respektoni rregullat. Në të kuqe pritet, në të verdhë niseni dhe në të gjelbër kalohet”, shtoi ai.

Debati për nevojën e ashpërsimit të masave erdhi pasi 20 vjeçari Vasill Jovanov, duke mos poseduar patentë shoferi, duke mos respektuar shenjat sinjalizuese, duke mos respektuar shpejtësinë e paraparë dhe në gjendje të dehur, goditi për vdekje 22 vjeçaren Frosina Kullakova, e cila po kalonte rrugën në vija të bardha. Kjo rriti indinjatën te qytetarët duke kërkuar masa më të rrepta për “të tërbuarit” në komunikacion./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme