Vendoset gurthemeli i kopshtit të ri të fëmijëve në Kisella Vodë, merr pjesë dhe Mickoski

Në Komunën e Kisella Vodës sot do të bëhet vendosja e gurthemelit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në kuadër të Kopshtit Publik për Fëmijë “8 Marsi”. Kopshti do të ketë kapacitet për të strehuar 120 fëmijë. Me këtë, zgjidhet plotësisht problemi i listave të pritjes në këtë komunë.

Sipërfaqja e përgjithshme e kopshtit për fëmijë është 795 metra katrorë, ndërsa objekti përfshin gjashtë kënde për lojra, nga të cilat dy janë për grupmoshën foshnjore. Projekti është në vlerë prej 29.582.242 denarë pa TVSH, ose 34.907.046 denarë me TVSH të përfshirë.

Në vendosjen e gurthemelit të kopshtit të ri është paraparë të marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme