Shkrimtari i madh, Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm (1 korrik), duke lënë pas një pasuri të madhe por dhe duke krijuar një humbje po aq të madhe për kombin tonë.
Mes personave që kanë reaguar për humbjen e tij është edhe ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Kim shkruan se Kadare do të jetë i pavdekshëm për shkak të pasurisë letrare që la pas, dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shkruan ajo, ai kapërcen kohën dhe vendin.
“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij, ai mund të jetë “Prilli i thyer”?, ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan ajo.