nfermieri gjerman i cili para dy viteve u dënua në burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes të dy pacientëve , tani është i dyshuar edhe për së paku 84 vrasje.
Niels Hegel 40 vjeç u arrestua në shkurt të vitit 2015 për shkak të vrasjeve të dy pacientëve në kujdesin intensiv në spitalin Delmehorst në afërsi të Bremenit, qytet në veri të Gjermanisë.
Ai i ka vrarë pacientët me gjilpërë, transmeton AFP.
Policia ka kumtuar se po kryhet zhvarrosja dhe analiza e trupave tjerë, si dhe që deri tani janë gjetur provat për 84 vrasje.
Nëse vërtetohen dyshimet, Hegel do të jetë njëri nga vrasësit më të mëdhenj serik në Gjermani.