Luizi ka reaguar më në fund në rrjete sociale.
Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit për dashurinë që i dhuruan.
Në postimin e publikuar ka shkruar se më në fund u bë me ‘Instagram’.
Por, pas reagimit është parë që ai ka hequr edhe disa ndjekës në ‘Instagram’.
Para pak minutash në instagramin e Luizit janë hequr nga lista e personave që ai ndjek dy shokët e tij të ngushtë, Mario dhe Joni.
Gjithashtu i hequr nga lista e ndjekëse është edhe Meridiani, i cili e ka mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit në “BBVA”.
Nuk dihet arsyeja, por duket se ka ndodhur diçka e madhe.