Veprimi i paparalajmëruar i Listës Serbe, askush nuk u informua për dorëheqjen e kryetarëve të komunave

Katër kryetarët e komunave serbe, asaj të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut dhanë sot dorëheqje nga pozitat e tyre.

Veprimi në fjalë, erdhi në shenjë të pakënaqësisë për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës, shkruan sakte.net.

E në ndërkohë që vendimi është bërë i ditur, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë ende diçka zyrtare.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net, Valmir Elezi, zëdhënës i  KQZ-së, teksa shtoi se kompetente në lidhje me këtë është ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Përveq dorëheqjes, katër kryetarët serbë të komunave nënshkruan edhe një deklaratë, ku bëhet thirrje për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme