Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë kapluar Nigerinë, pasi dy lumenj të mëdhenj dolën nga shtrati.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të reshurat e mëdha kanë shkaktuar vërshimet, duke dërguar në një situatë të vërshime që prej 2 javësh në vend, ku zonat rurale janë më të prekura.
Mijëra njerëz janë larguar nga vendbanimet e tyre, dhe shkatërrimet janë në numër të madh, raporton BBC.