Vërshimet në Skenderajt, komuna punon edhe vikendit për paraqitjen e kërkesave për kompensim

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të punojë edhe gjatë vikendit në mënyrë që qytetarët e dëmtuar nga vërshimet, të mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre për kompensim.

Afati për parashtrimin e kërkesave do të jetë i hapur deri në fund të muajit janar, njofton Klan Kosova.

“Të dashur qytetarë, sa i përket parashtrimit të kërkesave në lidhje me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që ka pasur Komuna e Skenderajt, ju njoftojmë se afati për parashtrimin e kërkesave për vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është hapur nga data 23.01.2023 e vlen deri me 31.01.2023”.

“Duke pas parasysh numrin e madh të kërkesave dhe për t’u dhënë kohën të gjitha familjeve të prekura që të përfundojnë këtë procedurë, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka marrë vendim që edhe gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunave dhe të dielave, të punohet me orar të zgjatur nga ora 8:00 deri në ora 19:00, me qëllim që të qytetarët të kenë mundësi të parashtrojnë kërkesat e tyre”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme