Vërshimet në Suharekë, komuna nuk arriti t’i kompensoi dëmet në bujqësi dhe biznese

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një interviste për lajmi.net ka folur edhe për vërshimet të cilat përfshin këtë vend gjatë viti të kaluar, nga të cilat pati dëme të mëdha, sidomos në bujqësi.

I pari i Suharekës ka thënë se humbjet ishin me miliona në shumë sektorë si amvisëri, bujqësi, biznese, infrastrukturë etj. Derisa ka shtuar se për këtë Qeveria e Kosovës kishte ndarë 1.1 milion euro të cilat, thotë se i kanë destinuar për renovimin e dëmeve në amvisëri.

Por kompensim të dëmeve nuk kishte në bujqësi dhe biznese, e për këtë Muharremaj thotë se nuk kanë pasur mundësi kompensimi.

Lajmi.net: A janë kompensuar të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet që ndodhën në fillim të viti të kaluar. Sa para janë ofruar nga Qeveria e Kosovës?

Muharremaj: Vërshimet të cilat e përfshinë Komunën e Suharekës në Gusht të vitit të kaluar ishin katasrofale për ne. Humbjet ishin me miliona në shumë sektorë si amvisëri, bujqësi, biznese, infrastrukturë etj. Kërkesës tonë Qeveria e Kosovës i është përgjigjur me 1.1 milion euro të cilat i kemi destinuar për renovimin e dëmeve në amvisëri. Më duhet ta falënderoj Qeverinë e Kosovës, Qendrën e Biznesit, Diasporën, subjektet politike pa dallim dhe shumë të tjerë, të cilët ndihmuan në tejkalimin e asaj situate emergjente.

Kompensimi i dëmeve për amvisëri është realizuar nën mbikëqyrjen e komisioneve të cilat kanë qenë në përbërje nga të gjitha subjektet politike, ku mendoj se është bërë një punë e mirë. Dua të shpreh keqardhjen për pamundësinë e kompensimit të dëmeve në bujqësi dhe biznese të cilat kanë qenë shumë të mëdha, por aq kanë qenë mundësitë e ofruara dhe për momentin nuk kemi mundur të bëjmë më tepër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme