Vesel Memedi nuk ndalet, merr edhe këtë drejtori

RDK e udhëhequr nga Vesel Memedi në kuadër të ndarjes së kulaçit qeveritar ka vazhduar të marrë edhe drejtori të tjera në kuadër të koalicionit qeverisës.

Abdylkadër Isaku me profesion jurist nga dita e djeshme është drejtor i ri në Drejtorin e Sigurisë së Sistemit Hekurudhor, informon INA. Kjo është një drejtori e rëndësishme në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Kuadri i emëruar nga RDK është nga dega e Shkupit. RDK në kuadër të koalicionit qeverisës ka arritur të drejtoj disa drejtori dhe postin e ministrit të Pushtetit Lokal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme