E martë, 08 Nentor 2016 – Sakte.net /
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, sidomos në rrafshin parlamentar.
“Temë e veçantë e këtij takimi ishin hapat që po ndërmerr Kosova në rrugën e integrimit evropian, me theks të veçantë, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Duke e vlerësuar të domosdoshëm këtë hap, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se BE-ja padrejtësisht po i mbanë të izoluar qytetarët e Kosovës.” thuhet në komunikatë.
Ndërsa, Ambasadorja Kapitanoviq, nga ana e saj, tha se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të japë kontributin e saj në politikën e jashtme për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.