Veseli bën deklaratë të fortë pas eskalimit të situatës në Kuvend

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një deklaratë pas eskalimit të situatës në Kunved, derisa po fliste shefi i Grupit Parlamnetar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Veseli, ka thënë se mos e vriteni veten.

“Unë po mundohem të ju ruaj, por jeni duke nxitur situatën. E keni instaluar në Kuvend fjalën kriminel. Sido që të jetë, le ta dinë të gjithë përfshirë edhe familjet e juaja se taksirati vetë jeni duke e thirrë. Secili e ban për veti. Unë kom me u mundu me ju rujt, kom me u mundu me ditë kur mundet me ndodh e keqja dhe me e thirrë sigurimin, thjeshtë, por përbesë shumë e rëndë”, ka thënë Veseli.