Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media ka thënë se Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt.

“Momentin që qeveria e riprocedon marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara”, ka thënë Veseli, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se e kanë obligim që t’i shënojnë kufijtë.

“Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës”, u shpreh Veseli.

I pyetur se a i ka votat koalicioni qeverisës për ratifikim të Demarkacionit, Veseli nuk u përgjigj.

Ai bëri të ditur se në Mbledhjen e Kryesisë u vendos që ditën e hënën do të ketë vazhdim të seancës pasi që janë rreth 12 pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga seanca e kaluar, dhe në të njëjtën kohë është vendosur që ditën e enjte nga ora 10:00 do të vazhdojnë me seancë të re plenare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme