Veseli: E pakuptimtë që BE-ja ndërton mure për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se lufta kundër komunizmit ishte luftë për të shembur muret që ndanin dhe izolonin popujt, prandaj sot, është e pakuptimtë që vetë Bashkimi Evropian të ndërtojë mure për qytetarët e një shteti evropian, Republikës së Kosovës.

Veseli tha në konferencën për 60-vjetorin e kryengritjes hungareze kundër komunizmit se pa rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë në Evropë, nuk do të ishte e mundur as liria e vendit tim, Kosovës.

“Njësoj si hungarezët edhe qytetarët e Kosovës kanë paguar një çmim të madh për lirinë dhe pavarësinë e tyre”, thekson Veseli.