“Stentat” shtyhet për 30 nëntor

Seanca gjyqësore për rastin “Stenta” është shtyrë për 30 nëntor, në mungesë të njërit prej të akuzuarve.

Gjatë shqyrtimit kryesor, disa nga avokatët kanë kërkuar që kjo lëndë të ndahet. Por, prokurori i rastit Agron Bajrami, të premten, ka bërë me dije se lënda nuk do të ndahet pavarësisht kërkesave.

“Një formë të tillë të ndarjes së aktakuzës nuk e njeh kodi i procedurës penale. E kundërshtojmë një propozim të tillë nga fakti se nuk plotësohen arsyet për veçim të procedurës. Për më tepër siç jeni edhe ju në dijeni, veprat janë të ndërlidhura dhe provat janë të përbashkëta, dhe veçimi i procedurës do të ishte i pakuptimtë”, citohet të ketë thënë Bajrami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme