Veseli: Fyerja ndaj ambasadorit amerikan, nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë

Kryetari i Kuvedit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë më shumë se vetëm partner ndërkombëtar i vendit tonë.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se fyerja që i është bërë sot ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë.

”Është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit. Deklarata e dhënë sot nga një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë nga njerëz që i kanë dhënë shumë asaj, si Nasimi me familje. Besoj dhe jam i bindur në reflektim nga Nasimi të kësaj çfarë ka ndodhur, ndaj ambasadorit të ShBA-së, një personaliteti të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës ndaj vendit tonë”, ka shkruar Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme