Veseli, Haradinaj e Jashari e konfirmojnë marrëveshjen, mësimi nis të hënën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media së bashku me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBASHK-ut , Rrahman Jasharin.

Konferenca e tyre erdhi pas arritjes së marrëveshjes  me SBASHK-un për fillimin e mësimit të hënën, raporton lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai udhëheq nuk i ka keqkuptuar asnjëherë kërkesat e të gjithëve në lidhje me ligjin për Pagat.

Ai tutje tha se marrëveshja me SBASHK-un do të ishte e pamundur pa kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ne asnjëherë s’i kemi keqkuptuar shqetësimet e tyre ne gjithëherë i kemi mirëkuptuar. Nuk ka qenë e mundur të bëhet marrëveshja me SBASHK-un as pa ndihmën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

“Është e ditur që Qeveria është e interesuar t’i japë përgjigje të gjitha kategorive. Ne jemi të interesuar që të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Kosovë. Mendoj që jemi gati për nesër, falënderoj sindikatën dhe urime”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli  tha se me projektligjin e ri do të rriten pagat për 70 mijë të punësuar.

E kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, shkurtimisht ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, teksa ka thënë se është arritur një marrëveshje, mirëpo pa dhënë detaje se cila është ajo. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme